S’e ndali as koronavirusi, ylli i Man Cityt kërkon falje pasi kaloi natën me prostituta

Kyle Walker është bërë futbollisti i fundit që injoron këshillat e qeverisë gjatë mbylljes për shkak të koronavirusit.

Sport

05/04/2020 17:10

Një ditë pasi ai këshilloi ndjekësit e tij të qëndronin në shtëpi, mbrojtësi i djathtë i Manchester City mbajtën një “festë seksi tre-orëshe”, sipas The Sun, transmeton lajmi.net.

Walker dhe një mik ftuan dy prostituta në banesën e tij dhe filluan të kishin një “festë seksi”.

Prostituta Louise McNamara, 21 vjeç dhe një vajzë braziliane 24-vjeçare vizituan Walker pasi ai i ftoi ato në apartamentin e tij luksoz në Hale, Cheshire.

Louise tha që ajo mbërriti me një taksi në orën 22:30 të së martës, një ditë më parë Walker u lut të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi në një video.

“Unë punoj me një agjenci në Manchester. Mora një mesazh nga shefi im duke thënë se një klient me profil të lartë po kërkonte dikë shpejt”, tha Louise.

“Mora një taksi nga Manchesteri në adresë dhe një shofer më kapi jashtë dhe më çoi në portat e banesës së tij”.

“Atëherë shoku i tij doli dhe më takoi. Ishte edhe një vajzë tjetër në makinë ”.

Walker me sa duket u përpoq ta mbante sekretin e identitetit të tij, por Louise e fotografoi atë natën.

“Unë nuk e di se kush ishte në atë kohë”, shtoi ajo. “Por unë i bëra disa foto atij”.

Walker dhe shoku i tij u paguan vajzave 2,200 funte.

Ylli anglez tashmë ka kërkuar falje për veprimet e tij, përmes një video – por Manchester City ka filluar hetimet për lojtarin i cili theu rregullat e skuadrës. /Lajmi.net/