S’duan enklavë serbe me Asociacionin, emisari britanik viziton Lajçakun në Bruksel

Reagime të shumta ka ngritur së fundi çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kërkesave të vazhdueshme për formimin e këtij Asociacioni. Deputetja britanike, Alicia Kearns gjatë ditës së djeshme ka ngritur këtë çështje në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Deputetja Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike nga ku u tha…

Lajme

01/02/2023 17:43

Reagime të shumta ka ngritur së fundi çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kërkesave të vazhdueshme për formimin e këtij Asociacioni.

Deputetja britanike, Alicia Kearns gjatë ditës së djeshme ka ngritur këtë çështje në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Deputetja Kearns ka marrë edhe përgjigjen e Qeverisë britanike nga ku u tha se s’duan krijimin e një enklave serbe përmes Asociacionit.

Përpos kësaj, ministri për Evropën, Leon Docherty dje ka deklaruar se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket këtij Asociacioni derisa tha se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Pas qëndrimeve të tilla të hapura nga Britania e Madhe, në Bruksel sot për vizitë ka shkuar emisari britanik, Stuart Peach.

Peach ka takuar pikërisht emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton lajmi.net.

Takimi është bërë publik nga vetë Lajçak, derisa tha se me emisarin britanik kanë pasur një diskutim tët hellë për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rajon të cilin e mbulon vetë Peach.

Lajçak ka thënë se e vlerëson shumë zotimet e sigurisë që ka marrë nga Peach  dhe “angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”./

“Shumë i lumtur për të mirëpritur të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”,tha Lajçak. Lajmi.net/