“Schumacheri” mitrovicas vozit 110 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h, dënohet nga policia
Në orët e mesditës së sotme, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h…
Lajme
Në orët e mesditës së sotme, Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Këtë e ka bërë të ditur policia me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.
Ndaj kundërvajtësit drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për tre (3) muaj.
“Masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, ka thënë policia në komunikatë. /Lajmi.net/
![]()