Scholz pret sot ndaras Kurtin e Vuçiqin, Lajçak i takon bashkë të dy

Sot, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i takojë ndaras liderin kosovar dhe atë serb.

Lajme

04/05/2022 07:46

Pasditja e sotme e kancelarit është e rezervuar për takim bilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Me homologun nga Prishtina, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, në Berlin do të flitet mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me afrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Sot, Scholz e ka rezervuar për takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin preken zhvillimet në statusin ndërkombëtar të shtetit serb dhe ofrimin e tij me BE-në.

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media. Të dy takimet do mbahen ndarazi.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se në pasditen e së mërkurës do të mbajë takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin. /Lajmi.net/