Scholz përshëndetet pasi e dorëzoi detyrën si kancelar: Në demokraci postet jepen në afat të kufizuar, ishte nderi i jetës sime

Olaf Scholz në një postim të bërë pak më parë ka deklaruar se shërbimi ndaj Gjermanisë si Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë ishte dhe mbetet nderi i jetës së tij. Reagimi i Scholz vjen pasi Friedrich Merz bëri gjatë ditës betimin si kancelar i ri i Gjermanisë. Tutje Scholz i ka falëndëruar të gjithë…

Bota

06/05/2025 22:54

Olaf Scholz në një postim të bërë pak më parë ka deklaruar se shërbimi ndaj Gjermanisë si Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë ishte dhe mbetet nderi i jetës së tij.

Reagimi i Scholz vjen pasi Friedrich Merz bëri gjatë ditës betimin si kancelar i ri i Gjermanisë.

Tutje Scholz i ka falëndëruar të gjithë për fjalët vlerësuese që i ka pranuar sot në fund të mandatit si Kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë. Teksa Merzit i uron fat e suksese.

“Është e qartë: Në një demokraci, postet jepen vetëm në kohë të kufizuar. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese, fat dhe një dorë të mbarë”, deklaron ai.

“Si anëtar i zgjedhur drejtpërdrejt i Bundestagut, mezi pres të përfaqësoj qytetarët e zonës sime zgjedhore në Bundestagun gjerman në të ardhmen”, zotohet Scholz.

Deklarata e plotë:

Shërbimi ndaj Gjermanisë si kancelar ishte dhe mbetet nderi i jetës sime.

Dëshiroj t’ju falënderoj për fjalët e shumta të vlerësimit që mora sot në përfundim të mandatit tim si Kancelari i nëntë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Një gjë është e qartë: në demokraci, pozitat jepen vetëm për një periudhë të kufizuar kohore. I uroj Friedrich Merz dhe qeverisë së re federale shumë suksese dhe fat.

Si anëtar i zgjedhur drejtpërdrejt i Bundestagut, pres me padurim të vazhdoj të përfaqësoj qytetarët e zonës sime në Bundestagun gjerman në të ardhmen.