Scholes nuk pajtohet me komentet e Solskjaer

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kishte deklaruar se barazimi ishte rezultati real i ndeshjes me Milanin.

Sport

11/03/2021 23:41

Manchester United dhe AC Milan janë ndeshur në kuadër të 1/8 të finales së Europa League, transmeton lajmi.net.

Golat për skaudrat i shënuan, Amad Diallo min (50′) dhe Simon Kjaer min (92+’).

Pas ndeshjes, Solskjaer kishte thënë se barazimi ishte rezultat real, por kjo nuk i kishte pëlqyer ish-anëtarit të Manchester United, Paul Scholes.

A tha Ole se e meritonin barazimin? Unë me të vërtetë nuk mendoj se ata e merituan atë”, tha anglezi për “BT Sport”.

“Mendoj që është një rezultat që iu konvenon atyre, 1-1 në shtëpi është rezultat i keq” tha ai.

“Ata do të rikthejnë disa nga lojtarët e tyre më të mirë. AC Milan do të jetë favorit i lehtë me golin që kanë shënuar në Old Trafford”, përfundoi Paul Scholes./Lajmi.net/