Schmelzer drejt Liverpoolit

Marcel Schmelzer mund të jetë zgjidhja e probleme të Liverpoolit në krahun e majtë të mbrojtjes. Ylli i Borussia Dortmundit konsiderohet si objektivi kryesor për transferim nga menaxheri i Reds, Brendan Rodgers.

Sport

18/04/2014 12:11

Liverpool është i gatshëm të paraqet ofertë për Marcel Schmelzerin në fund të sezonit, pasi ylli i Borussia Dortmundit është shndërruar në objektivin kryesor të Reds.

Gjiganti anglez përgatitet të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të verës pas rikthimit në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Derisa menaxheri Brendan Rodgers ka hezituar të komentojë shanset e ekipit të tij në garë për titull, ai tashmë ka filluar të punojë për edicionin e ri, dhe përforcimi në mbrojtje është prioriteti i tij.

Krahu i majtë ka nevojë të posaçme pasi Liverpool ka vuajtur të gjejë opsione në vitet e fundit.

Por, sipas të përditshmes gjermane Bild, Rodgers mendon se ka gjetur zgjidhjen e problemeve tek Schmelzer, i cili do të jetë objektivi kryesor i tij për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Schmelzer thuhet se kushton rreth 10 milionë funte, dhe në të kaluarën ishte kërkuar edhe nga Real Madrid.