Scaloni: Botërori 2022 mund edhe të mos jetë i fundit për Messi
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi. Tifozët e futbollit, e sidomos ata të Lionel Messi, po e presin me padurim Kupën e Botës, pasi besojnë se do të jetë hera e fundit që shohin shtatë herë futbollistin më të mirë në botë të luajë në kompeticionin…

Sport
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi.
Tifozët e futbollit, e sidomos ata të Lionel Messi, po e presin me padurim Kupën e Botës, pasi besojnë se do të jetë hera e fundit që shohin shtatë herë futbollistin më të mirë në botë të luajë në kompeticionin më prestigjioz.
Megjithatë, selektori i Argjentinës, Scaloni beson se Messi mund të luajë edhe në botërorin 2026.
“Mund të jetë i fundit, por shpresoj të mos jetë. Ai është i lumtur në fushë dhe kjo bën shumë njerëz tjerë të lumtur”, ka thënë Scaloni për ‘CNN Radio Argentina’, përcjell lajmi.net.
“Nëse kujdesemi për të dhe e bartim siç na takon, ka mundësi që të ketë më shumë ndeshje për të, sepse bota e futbollit i dëshiron ato ndeshje”, shtoi selektori argjentinas.
Messi shkon në Kupën e Botës me një formë të lartë, me 11 gola dhe 14 asiste në 17 ndeshje me PSG këtë sezon. /Lajmi.net/