SC Gjilani e denoncon në UEFA rastin e racizmit ndaj Cale – lojtari i Drenicës mund të dënohet
Elton Cale, ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka rënë pre e racizimit në ndeshjen e fundit të Superliga. Në ndeshjen që Gjilani luajti ndaj Drenicës për llogari të javës së tretë të kampionatit, braziliani është ofenduar në fushë nga lojtari kundërshtar, Shkëlzen Lushtaku. Në lidhje me këtë gjest të dënueshëm,…

Sport
Elton Cale, ish-futbollisti i Tiranës dhe tashmë pjesë e Gjilanit në Kosovë, ka rënë pre e racizimit në ndeshjen e fundit të Superliga.
Në ndeshjen që Gjilani luajti ndaj Drenicës për llogari të javës së tretë të kampionatit, braziliani është ofenduar në fushë nga lojtari kundërshtar, Shkëlzen Lushtaku.
Në lidhje me këtë gjest të dënueshëm, ka reaguar së fundmi edhe klubi i Gjilanit që ka lajmëruar rreth këtij episodi edhe Komisionin e Etikës pranë UEFA-s, ndërsa theksohet mbështetja deri në fund për Cale dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.
?????????Ë ???????, ?????????!
Sport Club Gjilani reagon publikisht për fyerjet raciste në drejtim të futbollistit Elton Cale.
Futbollisti Cale u ofendua në baza racore nga Shkëlzen Lushtaku, futbollist i Klubit “Drenica” nga Skenderaj në duelin e xhiros së tretë në kampionatin “Albi Mall Superliga”.
Klubi ka reaguar menjëherë duke lajmëruar zyrtarin e ndeshjes, ztr. Agim Hasanin, gjyqtarin e katërt Isak Ceroviku dhe gjyqtarin kryesor Alban Shala. Po ashtu, edhe pas përfundimit të ndeshjes janë lajmëruar organet gjegjëse në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Të njoftuar tashmë janë edhe shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve, si dhe Komisioni i Etikës pranë UEFA-së, pasi që konsiderojmë se këto fyerje dhe sjellje në drejtim të futbollistit Cale nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar, e në rastin më të vogël pa reaguar.
Në këto momente jo të lehta për futbollistin Cale dhe familjen e tij, ne qëndrojmë afër tyre dhe i ofrojmë mbështetje të plotë në luftën kundër racizmit, duke i siguruar që do të jemi vazhdimisht ‘këmbanë’ e këtij fenomeni të shëmtuar.
Sport Club Gjilani u bën thirrje gjithë futbollistëve dhe komunitetit sportiv në vend të kenë më shumë tolerancë ndërmjet vete dhe lojën e futbollit ta bazojnë në suazat e fair-playt dhe jo në suaza të racizmit.