SBASHK-u sot proteston për rritje pagash dhe kontratë kolektive
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbajë sot protestë me kërkesat për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, në të kundërtën kërcënon me greva. Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherësh me mungesën e Kontratës Kolektive. Protesta nis nga ora…
Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbajë sot protestë me kërkesat për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, në të kundërtën kërcënon me greva.
Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherësh me mungesën e Kontratës Kolektive.
Protesta nis nga ora 12:30, te Biblioteka Kombëtare e Kosovës, prej nga do të vazhdojë deri para objektit të MASHTI-t, ku do të shpalosen kërkesat dhe do të kërkohet takim me ministren Arbërie Nagavci, në përpjekje për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët.
Protesta do të vazhdojë më pas deri te Qeveria e Kosovës dhe pritet të përfundojë në ora 15:00.
Ministrja Nagavci dje ka pritur drejtuesit e SBASHK-ut, por takimi ka përfunduar pa asnjë rezultat.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se në protestë do të marrin pjesë rreth 2.000 punonjës të arsimit nga e gjithë Kosova dhe aty do të vendoset edhe për veprimet tjera sindikale.