SBASHK i gatshëm për dialog ose grevë sapo të krijohen institucionet
Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë Këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën. E SBASHK-u sot lidhur me këtë çështje ka lëshuar një njoftim për…

Lajme
Nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë deklaruan se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MASHT-in, sindikata do ta thërrasë Këshillin drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.
E SBASHK-u sot lidhur me këtë çështje ka lëshuar një njoftim për media.
Duke respektuar vendimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm për angazhime, që me dialog me Qeverinë dhe MASHTI-n deri më 20 gusht të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë, e nëse institucionet nuk tregojnë gatishmëri për dialog të bëhen përgatitje për veprime sindikale, Kryesia e SBASHK-ut mbajti sot, më 20 gusht, takim dhe, në konsultim edhe me shumë prej kryetarëve të nivelit komunal e të universiteteve, analizoi situatën aktuale duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve, me të cilat do të zhvilloheshin takime dhe do të provohej fillimisht që me dialog të zgjidheshin kërkesat legjitime të anëtarësisë.
Në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme.
Duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se është i gatshëm për veprime – qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e greva – dhe kështu do të veprojë, duke respektuar zërin e anëtarësisë me të krijuar institucionet e shtetit tonë.