SBASH-u akuzohet për politizim, 5 mijë anëtarë formojnë sindikatë të re
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës po cilësohet si politike dhe se po punon në favor të qeverisë. Shumë akuza po adresohen te udhëheqësit e kësaj Sindikate se nuk po punon për punëtorët e arsimit, por vetëm për interesa personale.
Lajme
Të pakënaqur me këtë gjendje, rreth 5 mijë anëtarë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit janë mbledhur për të formuar një tjetër sindikatë të quajtur Sindikata e Arsimit dhe e Kulturës së Kosovës, raporton KTV.
Artan Mjekiqi nga Këshilli drejtues i SAKK-së ka thënë se arsyeja e formimit të sindikatës së re është sepse kanë gjetur manipulime të shumta në sindikatën tjetër, dhe më i përfshiri në këtë rast është kryetari Rrahman Jasharaj. Për këto akuza, Mjekiqi thotë se ka edhe fakte.
Por të gjitha i mohon kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai thotë se çdo herë mundohet të punojë në të mirë të gjithë sistemit të arsimit dhe pagën e lartë nuk e ka zgjedhur vetë.
DRITA SINDIKATAT 29 10 from Krenar Thaçi on Vimeo.