Sassuolo i bën dhuratë Interit, vjedh pikë në ‘Allianz Stadium’ kundër Juventus
Juventus ka bërë një hap fals në Serie A, duke luajtur baras me Sassuolon.
Sport
‘Zonja e vjetër’ është ndalur para tifozëve të saj nga Sassuolo, duke luajtur baras 2:2, shkruan lajmi.net.
Të parët që kaluan në epërsi ishin nikoqirët, të cilët gjetën golin me anë të Leonardo Bonucci, në minutën e 20’ të takimit.
Sassuolo reagoi shumë shpejtë, duke barazuar qysh pas dy minutave, me anë të Jeremie Boga.
Mysafirët kaluan në epërsi për herë parë në minutën e 47’, kur Francesco Caputo gjeti rrugën e golit, pas gabimit të Buffon, shkruan lajmi.net.
Sassuolo nuk arriti të ruante epërsinë, pasi Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 68’, nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë barazim, Juventus numëron 36 pikë në krye të tabelës, dy më shumë sesa Inter që luan me SPAL këtë mesditë, kurse Sassuolo numëron 14 pikë për pozitën e 12-të. /Lajmi.net/