Sarri thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

Maurizio Sarri duhet të "flasë me Chelsean" përpara se të vendosë për të ardhmen e tij mes spekulimeve që e lidhin me Juventusin, por tha se finalja e Ligës së Evropës nuk është aq e rëndësishme sa një lojë e Serie B.

Sport

28/05/2019 18:50

Ai mbajti një konferencë shtypi përpara finales së nesërme të Ligës së Evropës kundër Arsenalit në Baku dhe natyrisht u pyet për të ardhmen e tij.

”Dua të mendoj vetëm për finalen. Kam një kontratë me Chelsean për dy vjet. Para së gjithash, unë do të flas me Chelsean. Ky nuk është momenti. Siç e dini shumë mirë, ndjenja jonë është se duam të fitojmë. Ne duam të fitojmë”, tha fillimisht Sarri, përcjell lajmi.net.

Sarri u pyet në mënyrë specifike rreth zërave që e lidhin me Juventusin dhe që shihet si favorit për të zëvendësuar Max Allegrin.

”Ju e dini shumë mirë mendimin tim. Mendimi im është i njëjtë me konferencën e fundit të shtypit. Unë duhet të flas vetëm për finalen nalen dhe lojtarët e mi”.

‘’Në këtë moment mendoj vetëm për lojtarët e mi dhe dua të përjetojë finalen’’, deklaroi trajneri italian. /Lajmi.net/