Sarri te Juventus? Chelsea merr këtë vendim
Chelsea nuk do të bllokojë Maurizio Sarrin nëse dëshiron kalimin te Juventus këtë verë.
Sport
Trajneri italian po e kërkon një titull në sezonin e parë te Chelsea, ku ka arritur deri në finale të Ligës së Evropës, për t’u përballur me skuadrën e Arsenalit.
Pavarësisht suksesit në finale, Sarri mund të largohet nga Chelsea këtë verë, për t’u rikthyer në Itali për të marrë drejtimin e Juventusit.
Nëse Sarri kërkon rikthimin në Serie A, Chelsea nuk e ka në plan të bllokojë largimin e tij, por vetëm me kushtin që Juventus të paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 6 milionë euro.
Sarri edhe në të kaluarën ka punuar në Serie A, teksa ka drejtuar skuadra si Empoli dhe Napoli./Lajmi.net/