Sarri takohet me presidentin e Juventusit, kjo është arsyeja

E ardhmja e Maurizio Sarrit është shumë e paqartë pas rezultateve të dobëta të Juventusit në këto ndeshjet e fundit.

Sport

11/02/2020 12:20

Sipas asaj që raporton La Stampa, takimi në mes të presidentit dhe vetë trajnerit u bë edhe më i arsyeshëm pas humbjes 2:1 që pësoi ‘’Zonja e Vjetër’’ kundër Hellas Veronas javën që lamë pas.

Statistika e klubit nga Torino janë dukshëm më të dobëta sesa në kohën që skuadra menaxhohej nga Massimiliano Allegri, përcjell lajmi.net.

35 herë kampionët italianë kanë nëntë pikë më pak se mesatarja e pikëve që kishin nën urdhërat e Allegrit.

Kur këtyre fakteve ia shtojmë zërat se Guardiola shumë lehtë mund të bëhet trajner i Juventusit, stoli i Sarrit dridhet dyfish më shumë dhe gjasat për largimin e tij janë shumë më të mëdha.

Të enjten, Juventusi do të udhëtojë për në Milano për ta zhvilluar ndeshjen e parë të gjysëmfinales së Kupës së Italisë kundër Rossonerëve, dhe dështimi eventual në këtë ndeshje do të ishte i pariparueshëm për 61-vjeçarin. /Lajmi.net/