Sarri: Rabiot ka hasur në vëshirësi që të përshtatet tek Juve

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, ka komentuar rreth situatës së Adrien Rabiot.

Sport

15/12/2019 08:46

Rabiot kaloit tek Juventus nga skuadra e PSG, duke bërë bujë të madhe me transferimin e tij, por paraqitjet dhe aventura e tij nuk po shkojnë ashtu siç ishte pritur.

Ylli francez ka pasur mungesë në minuta, duke mos arritur që të fitojë një vend në formacionin bazë të Sarrit.

Lidhur me situatën ka folur edhe Sarri, i cili ka thënë se Rabiot ka hasur në vështirësi që të përshtatet në skuadër, duke përmendur edhe karakterin introvert të lojtarit.

“Ai ka pasur vështirësi të përshtatet në futbollin tonë, por është normale. Ai gjithashtu erdhi nga një lëndim dhe vështirësitë u shtuan në pjesën e parë në Gjermani, kundër Leverkusen, por ai ia doli në fund” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ai gjithashtu është një tip introvert, gjë që nuk e ndihmon atë të përshtatet” shtoi trajneri italian.

Rabiot kërkohej edhe nga Barcelona në kohën kur zgjidhte kalimin tek Juventus. Francezi kishte telashe edhe tek PSG. /Lajmi.net/