Sarri me dy ndryshime ndaj Napolit, në finalen e Kupës së Italisë

Maurizio Sarri raportohet se po shqyrton dy ndryshime në formacionin e Juventusit për finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit.

Sport

14/06/2020 22:30

Finalja do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:00, në stadiumin ‘Olimpico’.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral humbën barazimin 0-0 me Milanin të premten dhe nuk kanë gjasa të rikuperohen në kohë për finalen.

Sipas Tuttomercatoweb, Sarri po planifikon dy ndryshime në formacion, përcjell lajmi.net.

Pjanic ishte përsëri mjaft zhgënjyes në mesfushë dhe është e mundur që ai do të lërë vend për Sami Khedira, duke i dhënë Rodrigo Bentancur çelësat e skuadrës.

Douglas Costa filloi në sulm me Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, por Juan Cuadrado pritet të startojë, kurse CR7 do luajë si qendërsulmues. /Lajmi.net/