Sarri konfirmon të ardhmen në një konferencë për shtyp

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet e mediave dhe ka thënë se është i lumtur në Angli.

Sport

22/05/2019 15:33

Italiani ishte në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pasi thuhej se do të zëvendësonte të larguarin e Juventus, Massimiliano Allegri.

Por duket se një konferencë për shtyp ka konfirmuar gjithçka dhe ai nuk e ka ndërmend largimin nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

“Tashmë po mendoj vetëm për finalen e Europa Ligës ndaj Arsenalit. Kam edhe 2 vite kontratë këtu dhe nuk kam asnjë kontakt me klube të tjera‘‘.

‘‘Nuk e kuptoj përse duhet të jem i lumtur po të kthehem në Itali. Jam i lumtur të qendroj këtu, por duhet të flas me drejtuesit për të kuptuar nëse janë të kënaqur me mua”, potencoi Sarri.

Kujtojmë që Chelsea finalen e EL e luan ndaj Arsenali më 29 maj, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/