Sarri konfirmon indirekt të ardhmen e Hazard
Mes zërave të interesimit të Real Madridit për të transferuar Eden Hazard, trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka treguar se ai do të respektojë çdo vendim për të ardhmen e tij.
Sport
Pas barazimit 0-0 ndaj Leicester, ‘Blutë’ përfunduan në vendin e tretë në tabelë dhe do luajnë finalen e Europa Ligës ndaj Arsenal më 29 maj.
Trajneri italian pas ndeshjes shprehu dëshirën që ylli belg të qëndrojë në skuadër, por e gjitha mbetet në duart e tij, transmeton lajmi.net.
”Ai ka luajtur këtu te Chelsea për shtatë sezone, duke u përpjekur në çdo ndeshje për të bërë më të mirën dhe tani është koha për të respektuar vendimin e tij”, tha trajneri.
‘’Por dëshira ime është që ai të mbetet pjesë e Chelseat’’.
Me shumë gjasë ndeshja e fundit e Hazard me fanellën e Chelseat do të jetë finalja ndaj Arsenal, në tentim për ta fituar titullin e gjashtë me ekipin londinez. /Lajmi.net/