Sarri i pavendosur për rikthimin e Kepa Arrizabalaga

Kepa Arrizabalaga është suspenduar pas gjestit të tij në finalen e Kupës Carabao, kur refuzoi të zëvendësohet një minutë para ekzekutimit të penalltive.

Sport

01/03/2019 16:14

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka thënë se spanjolli do të rikthehet në pozitën e tij, megjithëse nuk ka bërë të të ditur se kur do të ndodh kjo.

Ndeshja kundër Fulham në Premierligë dhe ajo kundër Dynamo Kiev do të jetë një prej ndeshjeve kur Kepa do të startojë.

“Siç kam thënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Totetnham, çështja Kepa është e mbyllur” ka thënë Sarri për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Kepa është portieri ynë i parë, por ne jemi të lumtur që Willy mund të luaj në ndeshje të vështira. Kepa do të jetë në fushë për një prej dy ndeshjeve të ardhshme. Nuk kam vendosur akoma, dua të shoh dy stërvitjet e fundit sigurisht, për secilin lojtar” ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.

Përkundër kirzës së madhe në skuadër dhe rezultateve jo të mira, Sarri tregoi autoritetin e tij dhe rrezikoi të luante pa Arrizabalagan në portë, në derbin me Tottenham. /Lajmi.net/