Sarri hyn në histori të Ligës së Evropës
Maurizio Sarri ka hyrë në histori të Ligës së Evropës.
Sport
Trajneri 54 vjeçar ka arritur që me Chelsean të fitojë Ligën e Evropës, duke e mundur 4:1 në finale Arsenalin.
Eden Hazard me dy gola, dhe Oliver Giroud dhe Pedro me nga një, ishin realizatorë për Chelsean në këtë sukses të madh në Evropë.
Ky sukses është historik edhe për trajnerin Maurizio Sarri.
Sarri bëhet trajneri i parë italian që fiton Ligën e Evropës, bazuar në emërtimin e ri të kësaj gare./Lajmi.net/