Sarri arrin marrëveshje personale me Juventus, përfiton në pagë
Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Juventus.
Sport
Sarri nuk shijoi një sezon aq të mirë në Premierligë, duke u pozicionuar në vendin e tretë me skuadrën e Chelsea.
Italiani ia doli që ta dërgonte skuadrën e tij edhe në finalen e Ligës së Evropës, finale të cilën do ta luajë nesër.
Por, ndërkohë, sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, thuhet se italiani ka arritur një marrëveshje personale me Juventus, transmeton lajmi.net.
Raportohet se palët kanë arritur një marrëveshje tri vjeçare, e cila vlen më shumë se 6.2 milionë funte.
Kjo do të bënte që paga e italianit të rritej për 1.2 milionë funte nga paga aktuale e trajnerit të ‘bluve’.
E vetmja gjë që po e pengon zyrtarizimin është marrëveshja mes Juventus dhe Chelsea. /Lajmi.net/