Sara Gjordeni i thotë “PO”, propozimit për martesë nga Bardhi

Romanca e Bardh Idrizit dhe Sara Gjordenit e filluar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ është kurorëzuar më propozimin e këngëtarit për martesë. Këtë e ka bërë të ditur çifti më anë të një postimi në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net. Bardhi ka shkruar së modelja i ka thënë “PO” propozimit për martesë. “Ajo tha ‘Po,…

ShowBiz

20/04/2024 16:50

Romanca e Bardh Idrizit dhe Sara Gjordenit e filluar brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ është kurorëzuar më propozimin e këngëtarit për martesë.

Këtë e ka bërë të ditur çifti më anë të një postimi në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Bardhi ka shkruar së modelja i ka thënë “PO” propozimit për martesë.

“Ajo tha ‘Po, Po, Po’! Jo thjesht ‘Po’! Zoti ju bekoftë të gjithëve, me harmoni, shëndet dhe dashuri me gjithë familjet e juaja. Neve Zoti na bekoi, bashkë kaluam furtuna edhe stuhi… jemi dashtë, jemi sharë, jemi ndarë e jemi bërë prapë bashkë në një shtëpi të izoluar pa e ditur çfarë na pret jashtë”, ka shkruar Bardhi në Instagram.

Bardhi gjithashtu iu ka thënë ndjekësve të tij që të mos dorëzohen nëse duan dikë dhe bëjeni atë që iu ndjen zemra.

“Mos u dorëzoni, nëse e doni dikë, mos u ndikoni nëse e doni dikë e bëni atë që jua ndjen zemra! Ju faleminderit për fjalët e mira dhe urimet, ju duam shumë”, ka shkruar më tej këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)