Sapo pa Policinë, hodhi armën në shkurre – I dyshuari në Prizren ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës në fshatin Krajk të Prizrenit, derisa po asistonte Inspektorët e “Shoqatës së Peshkatarisë” ka ndalur dhe kontrolluar një person i cili ishte duke ngarë një kamion. I njëjti, sapo ka parë Policinë ka hedhur një armë në shkurre, e cila u gjet nga Policia pas kontrollit, shkruan lajmi.net. Patrulla e ka ndaluar…

Lajme
Policia e Kosovës në fshatin Krajk të Prizrenit, derisa po asistonte Inspektorët e “Shoqatës së Peshkatarisë” ka ndalur dhe kontrolluar një person i cili ishte duke ngarë një kamion.
I njëjti, sapo ka parë Policinë ka hedhur një armë në shkurre, e cila u gjet nga Policia pas kontrollit, shkruan lajmi.net.
Patrulla e ka ndaluar të dyshuarin, me pas është informuar hetuesi kujdestar cili së bashku me krim teknikun e kriminalistikes kane dale në vend ngjarje dhe kane sekuestruar armën.
“Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari (M.L. 27 vjeç, nga fshati Krajk) ndalohet në ndalim policor për 48 orë. Në këtë rast është sekuestruar arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Policisë: