Sane pas ndeshjes ndaj Barcelonës: Fati ishte në anën tonë, jemi të lumtur që fituam tri pikët

Leroy Sane ka dhënë disa komente pas fitores së Bayern ndaj Barcelonës. Ylli i Bayern Munich është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, ndonëse tha se Barcelona luajti futboll të mirë. Sipas gjermanit, skuadra e Bayern ishte me fat mbrëmë në fitoren ndaj Barcës, por edhe fati është pjesë e lojës. “Barca…

Sport

14/09/2022 15:50

Leroy Sane ka dhënë disa komente pas fitores së Bayern ndaj Barcelonës.

Ylli i Bayern Munich është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, ndonëse tha se Barcelona luajti futboll të mirë.

Sipas gjermanit, skuadra e Bayern ishte me fat mbrëmë në fitoren ndaj Barcës, por edhe fati është pjesë e lojës.

“Barca janë shumë më të mirë sesa sezonin e kaluar, dhe ata luajnë futboll të mirë tani”, ka thënë Sane, transmeton lajmi.net.

“Ne ishim me fat në fillim, por është pjesë e futbollit. Fati ishte në anën tonë dhe jemi të lumtur që fituam tri pikët”, shtoi gjermani.

Bayern mposhti Barcelonën me rezultat 2:0, por skuadra katalane kishte shumë mundësi të mira shënimi dhe rezultati lehtë mund të kishte qenë tjetër. /Lajmi.net/