Sane kërkon nga Alaba të mbetet në Bayern Munich
Leroy Sane ka kërkuar nga David Alaba të mos e braktis Bayern Munichun.
Sport
Leroy Sane ka kërkuar nga David Alaba të mbetet në Bayern Munich.
Mediat gjermane raportojnë se përforcimi i ri i gjigantit bavarez ka kërkuar nga mbrojtësi që të qëndrojë në Allianz Arena në mënyrë që të luajnë së bashku në skuadër, transmeton lajmi.net.
Alaba spekulohet me largim nga Bayern Munich, gjatë afatit kalimtar të verës.
Ish skuadra e Sanes, Manchester City është në mesin e klubeve të interesuara për blerjen e yllit austriak. /Lajmi.net/