Sanchez shumë afër kalimit te Marseille
Alexis Sanchez është shumë pranë kalimit te skuadra e Marseille në Francë. Futbollisti është gati ta shkëpusë kontratën me Interin, në mënyrë që të kalojë tek ish-kampionët francezë, transmeton lajmi.net. “Zikaltrit” nuk e kanë në plan për të vazhduar me kilianin, pasi nuk e llogarisin pjesë të planeve për sezonin e ri. Ky transfer pritet…
Sport
Alexis Sanchez është shumë pranë kalimit te skuadra e Marseille në Francë.
Futbollisti është gati ta shkëpusë kontratën me Interin, në mënyrë që të kalojë tek ish-kampionët francezë, transmeton lajmi.net.
“Zikaltrit” nuk e kanë në plan për të vazhduar me kilianin, pasi nuk e llogarisin pjesë të planeve për sezonin e ri.
Ky transfer pritet të kryhet me parametra zero, në rast të dakordimit të lojtarit me klubin aktual për shkëputjen e kontratës. /Lajmi.net/