Sanchez me fjalë të mëdha për transferimin e Barcelonës: Lojtarë të tillë i duhen Unitedit!
"Ai është një lloj i lojtarit, që na nevojitet për të fituar”.

Sport
Alexis Sanchez mendon që Manchester Unitedit i nevojiten futbollistë si Arturo Vidal.
Sulmuesi deklaroi që ekipit i duhen lojtarë me përvojë, përcjellë “Lajmi.net”.
“Vidal është një lojtar i madh dhe këtë e kam provuar me kombëtaren. Ai është një lloj i lojtarit, që na nevojitet për të fituar”, ka thënë Sanchez për “Sky Sports”.
“Manchester United duhet të nënshkruajë me lojtarë të rëndësishëm, me përvojë”, shtoi ai. /Lajmi.net/