Sanches i ofrohet Juventusit

Mesfushori Renato Sanches është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Sport

05/08/2021 13:49

Paraqitjet e mira të Sanches në Kampionatin Evropian “Euro 2020” kanë bërë që ai të merr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sipas ‘Calcio Mercato’, agjenti i futbollistit Jorge Mendes ia ka ofruar klientin e tij klubit italian Juventus, transmeton lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” është poashtu në kërkim të një mesfushori, por prioritet i tyre mbetet Manuel Locatelli.

Lille u ka bërë të ditur skuadrave të interesuar për portugezin se po kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur Tottenham, Liverpool dhe Milan. /Lajmi.net/