Sami Sermaxhaj merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës për femra

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t’i shërbejnë për përgatitjen e ekipit dhe përzgjedhjen e lojtareve më në…

Sport

21/10/2024 16:52

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t’i shërbejnë për përgatitjen e ekipit dhe përzgjedhjen e lojtareve më në formë.

Anneli Andersen është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Kosovës pas eliminatoreve zhgënjyese për Euro 2025.

Nën drejtimin e Sermaxhajt, Kombëtarja do të zhvillojë grumbullim treditor duke nisur nga nesër në Hajvali, ku do të zhvillojë edhe ndeshje testuese me Kombëtaren U19, teksa muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Kairo.

Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës zhvillohet, të martën, në orën 11:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.