Sallatë me makarona, mollë dhe djathë

Sallata me makarona, mollë dhe djathë është ajo çfarë iu duhet përgjatë darkës.

Lifestyle

12/05/2019 22:46

Koha e përgatitjes – 20 minuta: Përbërësit 4-6 persona (për një darkë me miqtë pasi konsumohet e ftohtë):

450 g makarona flutur ose ato që ju ndodhen, mjaft që të jenë të shkurtra

2 mollë jeshile dhe 1 mollë e kuqe, të qëruara, të prera në kubikë dhe të lyera me lëng limoni që të mos nxihen 70 g boronica të kuqe të thara ose qershi të thara

250 g djathë i bardhë i thërrmuar

2 qepë të kuqe të prera në kubikë

2 lugë vaj ulliri

1 lugë lëng limoni

pak majdanoz

Për salcën vinaigrette: përziejmë me pirun 3 lugë lëng limoni, 3 lugë vaj ulliri dhe kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë, hedhim makaronat e i lëmë të ziejnë. Më pas i kullojmë, i përziejmë me salcën vinaigrette dhe i lëmë të ftohen.

2. Në një tigan që e kemi vendosur në temperature mesatare, skuqim qepën me 2 lugë vaj ulliri, shtojmë më pas 1 lugë lëng limoni, e spërkasim me kripë dhe e lëmë të ftohet.

3. Në një tas të madh, përziejmë: makaronat me djathin, mollët, qepën, boronicat dhe pak majdanoz. E shërbejmë menjëherë ose e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer, deri në momentin që do ta konsumojmë. /Living/