Sallatë me kinoa – Receta e shijshme dhe e shëndetshme

Një farë e vogël që mund të themi se është ushqimi simbol i një diete të  mirë e të pastër.

Lifestyle

02/08/2021 16:55

Nëse jeni në kërkim të një recete të lehtë e të shëndetshme qëndroni tek kjo sallatë me kinoa.

Lehtësia e saj fillon që nga përgatitja e deri tek shijimi e kaloritë e pakta që i dhuron trupit.

Përbërësit

200 gr kinoa

150 gr barbunja

150 gr kungulleshka

160 gr domate të vogla

160 gr rrepa

180 gr djathë i bardhë

20 ml vaj ulliri

Nenexhik

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht zieni kinoan.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur uji të vlojë hidhni kinoan me pak kripë.

Lani dhe prisni të barbunjat në fije të holla e më pas shtojini tek tenxherja me kinoa.

Lërini të gjitha të ziejnë për 10 minuta në zjarr mesatar.

Ndërkohë prisni të gjithë perimet e tjera në rrathë ose në kubikë të vegjël.

Për rrepat dhe kungulleshkat këshillojmë që ti grini imët me rende ose me thikë të mprehtë për një shije sa më delikate.

Hiqni kinoan dhe barbunjat nga zjarri, kullojini dhe shpëlajini me ujë të ftohtë për disa momente.

Vendoseni të gjithën në një enë të thellë she shtoni aty perimet që pretë më parë, djathin e bardhë të prerë në kubikë dhe nenexhikun e grirë imët.

Shtoni të gjithë përbërësit në të njejtën enë dhe përziejini me kujdes duke shtuar pak vaj kripë e piper në fund sipas dëshirës tuaj. /Lajmi.net/