Sallatë dimërore me shegë, lakër dhe portokall
Lakrën e bardhë mund ta përdorni edhe në gjellë, sigurisht, por si shija e gjallë që ka në sallatë, nuk do të jetë.
Lifestyle
Ndër të tjera, do të kurseni edhe aromën e pakëndëshme që shpërndahet në shtëpi, gjatë zierjes! E shoqëruar me lëngun e portokallit të kuq do të marri një shije krejt tjetër!
Për sallatën
– 100g lakër e bardhë, e grirë imët
– 1 avokado e pjekur, por e fortë, e qëruar dhe ndarë në feta të holla
– 1/2 portokall i kuq i prerë në feta të holla
– 1 grusht fara pishe
– një grusht kokrra shege
I presim të gjithë përbërësit si në fotografi dhe vijojmë me përgatitjen e salcës të cilën ia shtojmë të gjithë përbërësve të sallatës. Përziejmë dhe shërbejmë!
Për vinagrette
– 2 lugë vaj ulliri
– 2 lugë lëng limoni
– pak kripë e piper
– I përziejmë me pirun përbërësit e vinagrette-s dhe spërkasim sallatën.