Sallata shope, ushqimi më i popullarizuar në BE

Me votat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sallata shope është shpallur specialiteti më i popullarizuar brenda familjes 28 anëtarëshe evropiane. 

Lajme

27/05/2014 19:08

Si shkruan gazeta shkupjane Veçer, bashkë me votimin për eurodeputetë të dielën që shkoi, në faqen e Facebook-ut të Parlamentit Evropian, në garën e quajtur  \”Shija e Evropës\”, është votuar edhe për ushqimin nacional më evropian.

Sallata shope, që u kandiduar nga Bullgaria, ka fituar bindshëm me afro 19,000 vota. Në vendin e dytë është plasua supa lituane nga repa e kuqe, me vetëm 5,000 vota, derisa vendi i tretë i takoi sarmës rumune, për të cilën ishin përcaktuar 1,185 votues.