Sallahu: Ministria nuk i ka ndalur fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, deri në maj u ekzekutuan mbi 31 milionë euro
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu ka dal me një reagim sa i përket raportimeve janë ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish-krerëve të UÇK-së. Sallahu në postimin e tij mohon këto raportime, duke thënë se edne vazhdojnë të ekzekutohen pagesat sipas legjislacionit, shkruan lajmi.net Ai tha se nga viti 2021 deri më sot…

Lajme
Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu ka dal me një reagim sa i përket raportimeve janë ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish-krerëve të UÇK-së.
Sallahu në postimin e tij mohon këto raportime, duke thënë se edne vazhdojnë të ekzekutohen pagesat sipas legjislacionit, shkruan lajmi.net
Ai tha se nga viti 2021 deri më sot janë dhënë mbi 31 milionë euro për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Sallahu në fund shtoi se janë të hapur për të ofruar qasje sa i përket shpenzimeve, kushdo që është i interesuar./lajmi.net/
Postimi i plotë:
Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbrojtjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Nga viti 2021, kur edhe ka filluar ekzekutimi i pagesave, e deri me 16 maj 2025, kemi ekzekutuar për mbrojtjen financiare të ish krerëve të UÇK-së, 31 milionë e 985 mijë e 214 euro.
Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje.