Salla e stërmbushur, as distancë as maska, Fatmir Limaj mbledh qindra veta në Malishevë
Tubimet e shumta të partive politike në Kosovë nuk po ndalen, edhe përkundër faktit që gjendemi në kohë pandemie.
Lajme
Gjatë ditës së sotme Nisma ka mbushur plot një sallë të dasmave në Malishevë. Aty janë mbledhur qindra njerëz, shumica prej tyre pa maska.
Në fotot që ka nxjerr në Facebook kjo parti, po ashtu simpatizantët nuk janë duke e respektuar as distancën sociale.
“Faleminderit rini e Komunës së Malishevës, që sot dhatë mesazhin e qartë se Malisheva e përkrah vetëm kauzën e kryetarit Limaj për Çlirimtarët”, shkruan në njoftimin e Nismës.
Ndryshe edhe partitë e tjera po vazhdojnë të mbajnë tubime në kundërshtim me masat e vëna nga Qeveria për parandalimin e COVID-19.
Këto masa madje u shkelen edhe nga vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një tubim në Deçan. /Lajmi.net/
