Salihamidzic zbret në Torino – vazhdojnë negociatat për De Ligt

Bayern Munich po vazhdon tentimet për të transferuar Matthijs De Ligt.

Sport

11/07/2022 16:16

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka arritur sot në Torino.

Bavarezët insistojnë në qendërmbrojtësin e Juventus, Matthijs De Ligt dhe sot do të vazhdojnë bisedimet.

I pyetur nga gazetarët për misionin e tij rreth holandezit, Salihamidzic tha “Le të shohim”, transmeton lajmi.net.

Pamjet e boshnjakut në Torino i ka publikuar gazetari italian, Gianluca Di Marzio. /Lajmi.net/