Salihamidzic flet për spekulimet që e çojnë Sane te Man United

Leroy Sane lidhet me një kalim të mundshëm te Man United. Ylli gjerman, Leroy Sane tash e sa ditë lidhet me një largim të mundshëm nga Bayern, por duket se nuk ka të vërteta në këto raportime. Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic ka thënë se Sane është lojtar i rëndësishëm për klubin dhe nuk…

Sport

07/08/2022 18:26

Leroy Sane lidhet me një kalim të mundshëm te Man United.

Ylli gjerman, Leroy Sane tash e sa ditë lidhet me një largim të mundshëm nga Bayern, por duket se nuk ka të vërteta në këto raportime.

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic ka thënë se Sane është lojtar i rëndësishëm për klubin dhe nuk pritet të largohet.

“Nuk ka të vërteta”, ka thënë Salihamidzic, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. S’kam gjë më shumë për të thënë për ato raportime”, shtoi drejtori i bavarezëve.

Sane ka pasur hapësirat e mjaftueshme në planet e Julian Nagelsmann dhe pritet që edhe këtë sezon të jetë në mesin e lojtarëve më të rëndësishëm. /Lajmi.net/