Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit. “Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës, raporton Euronewsalbania. I pyetur nëse rikandidimi bie ndesh me statutin e PD,…

Lajme

17/03/2026 13:48

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të rikandidojë si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit.

“Kush të tha që jo? Po si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigja”-ishte replika e Berishës, raporton Euronewsalbania.

I pyetur nëse rikandidimi bie ndesh me statutin e PD, Berisha dha këtë përgjigje:

“Neni flet për zgjedhje, jo për fazë elektorale. Nëse ka një realitet, janë zgjedhjet ishin farsë elektorale. Kur zgjedhjet janë normale, është detyra e drejtuesit për dorëheqje”-u shpreh Berisha.