Salah: Man United – Liverpool gjithmonë një ndeshje speciale

Mohamed Salah ka folur për derbin e sotëm. Manchester United do të pres në ‘Old Trafford’ Liverpoolin, për ndeshjen e xhiros së tretë në Premier Ligë. Për këtë takim ka folur edhe ylli i ‘Reds’, Mohamed Salah. “Ndeshja me Manchester United është gjithmonë një lojë e veçantë për qytetin, për tifozët dhe për të gjithë…

Sport

22/08/2022 09:37

Mohamed Salah ka folur për derbin e sotëm.

Manchester United do të pres në ‘Old Trafford’ Liverpoolin, për ndeshjen e xhiros së tretë në Premier Ligë.

Për këtë takim ka folur edhe ylli i ‘Reds’, Mohamed Salah.

“Ndeshja me Manchester United është gjithmonë një lojë e veçantë për qytetin, për tifozët dhe për të gjithë anembanë botës”, tha ai fillimisht për ‘Soccer Saturday’, transmeton lajmi.net

“Ndoshta dy skuadrat më të mëdha në historinë e Anglisë, kështu që mendoj se është një lojë e veçantë për të gjithë.

United, City, Chelsea, Arsenal – këto skuadra kryesore, ju gjithmonë dëshironi të luani kundër tyre. Gjithmonë do të jetë një derbi. Kjo garë mes Liverpool dhe Manchester United do të jetë gjithmonë atje sepse ne kemi fituar ligën disa herë, ata kanë fituar ligën disa herë”.

Ndeshja zhvillohet sot, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/