Salah e konfirmon: Do të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm në Liverpool

Sport

25/05/2022 16:55

Mohammed Salah ka folur me siguri në lidhje me qëndrimin e tij te Liverpool, së paku edhe në sezonin e ardhshëm.

Egjiptiani këtë e konfirmoi në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes finale të Champions Leagues ndaj Real Madridit.

“Do të qëndroj edhe në sezonin e ardhshëm”, tha shkurtazi ai në pyetjen e gazetarit nëse lojtari po mendon largimin, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi po vazhdon të shkëlqejë me “Të Kuqtë”, teksa edhe këtë vit e fitoi këpucën e artë në Premier League, së bashku me Heiung Min Son të Tottenham.

Mbetet të shihet nëse do të arrijë ta ngrisë trofeun e Champions Leagues për herë të dytë me Liverpoolin. /Lajmi.net/