lajmi.net

Sagna në Man City

Manchester City ka transferuar mbrojtësin Bacary Sagna nga rivali i Premierligës, Arsenal. Reprezentuesi francez do t’i bashkohet gjigantit nga Etihad, pas përfundimit të Kampionatit botëror.

Sport

13/06/2014 15:58

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Bacary Sagna nga Arsenal.

31-vjeçari, anëtar i ekipit të Francës në Kampionatin botëror publikoi një mesazh të lamtumirës për gjigantin londinez, në rrjetet sociale.

Ai kaloi shtatë vjet në Arsenal, por u largua tani pas skadimit të kontratës.

Dhe, City ka konfirmuar se Sagna do të jetë përforcimi i parë i menaxherit Manuel Pellegrini, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai do t’i bashkohet kampionit të ri të Premierligës menjëherë pas përfundimit të obligimeve me Francën në Kampionatin botëror në Brazil. 

Sagna në Man City

Manchester City ka fituar betejën me Manchester Unitedin duke arritur marrëveshje trevjeçare me mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna.

Sport

22/05/2014 19:24

Manuel Pellegrini ka fituar betejën e parë me Louis van Gaalin duke transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagna.

Reprezentuesi francez ka arritur marrëveshje trevjeçare me Manchester Cityn, me pagë prej 150 mijë funtesh në javë, duke zgjedhur kampionin e ri të Premierligës, në vend të rivalit të tyre të qytetit Manchester United, ka bërë të ditur Daily Mail.

Sagna ka udhëtuar drejt Manchesterit të hënën në mëngjës për të finalizuar marrëveshjen për transferim në Etihad.

Dhe, Pellegrini mposhti konkurrencën nga United, duke siguruar shërbimet e Sagnas.

Francezi bëhet futbollisti më i ri i Arsenalit që transferohet në City, duke përcjell hapat e Emmanuel Adebayor, Samir Nasri, Kolo Toure dhe Gael Clichy. 

LM