Sadiku shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Elbasanit

Qyteti i Elbasanit e ka shpallur 'Qytetar Nderi', sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku.

Sport

14/10/2015 21:58

Sadiku e shënoi golin e tretë në ndeshjen ndaj Armenisë, duke e vulosur kualifikimin e kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Europian, ndërsa kjo ndikoi që Bashkia e Elbasanit t’ia jap titullin ‘Qytetar Nderi’.

Sulmuesi aktualisht luan në Zurich, bashkë me Berat Xhimshitin dhe Burim Kukelin.

Të tre këta punojnë nën urdhërat e ish-lojtarit të Liverpoolit, Sami Hyypia.