Numërohen më shumë se gjysma e votave të kandidatëve për deputetë, këta janë pesëshja që po dominojnë në të gjitha partitë

Në Qendrat Komunale të Numërimit, po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Në nëntë prej tyre veçse ka përfunduar, ndërkaq në Komunat e tjera po vazhdon procesi i numërimit. Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 50.08% të votave për deputetë, apo gjithsej 1 mijë e 252…

Lajme

09/06/2026 23:05

Në Qendrat Komunale të Numërimit, po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Në nëntë prej tyre veçse ka përfunduar, ndërkaq në Komunat e tjera po vazhdon procesi i numërimit.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 50.08% të votave për deputetë, apo gjithsej 1 mijë e 252 vendvotime nga 2 mijë e 498 sa janë gjithsej.

Bazuar në këto rezultate, pesë kandidatët për deputetë më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje janë Albin Kurti me 16 mijë e 874 vota, pas tij Glauk Konjufca me 91 mijë e 852 vota, Albulena Haxhiu me 53 mijë e 219 vota, Hekuran Murati me 46 mijë e 577 vota dhe Donika Gërvalla me 42 mijë e 988 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 58 mijë e 170 vota, Përparim Gruda me 36 mijë e 449 vota, Arian Tahiri me 31 mijë e 703 vota, Uran Ismaili me 28 mijë e 488 vota dhe Sala Jashari me 19 mijë e 937 vota.

Tek Lidhja Demokratike e Kosovës, më e votuara është Vjosa Osmani Sadriu me 38 mijë e 51 vota, atë e pason Lumir Abdixhiku me 34 mijë e 525 vota, Doarsa Kica Xhelili me 26 mijë e 787 vota, Hykmete Bajrami me 21 mijë e 194 vota dhe Avdullah Hoti me 19 mijë e 360 vota.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me më së shumti vota deri tani është Ardian Gjini me 19 mijë e 336 vota, Ramush Haradinaj me 17 mijë e 451 vota, Daut Haradinaj me 13 mijë e 425 vota, Besnik Tahiri me 11 mijë e 685 vota dhe Bekë Berisha me 9 mijë e 419 vota.

Numërimi i votave për deputetë ka filluar dje në ora 16:00 ndërs apo vazhdon ende.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar verifikimi i fletëvotimeve që kanë ardhur nga votimi me postë, ndërkaq pas përfundimit të numërimit të votave për deputetë do të filloj edhe numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të diasporës.

Rezultati i partivë politike në këto zgjedhje është VV: 42.95%, PDK: 21.13%, LDK: 17,6% dhe AAK: 7.16%. /Lajmi.net/