Sadiku: LDK i kishte 15 vota për Osmanin, nuk u paraqit nga VV si kandidate

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se partia e tij i kishte të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente. Duke folur në emisionin Debat Plus, Sadiku theksoi se LDK-ja ka 15 vota, të cilat, sipas tij, kanë qenë në dispozicion për Osmanin. Megjithatë, ai sqaroi se ajo nuk ishte propozuar si…

Lajme

08/04/2026 22:22

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se partia e tij i kishte të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmani si presidente.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Sadiku theksoi se LDK-ja ka 15 vota, të cilat, sipas tij, kanë qenë në dispozicion për Osmanin. Megjithatë, ai sqaroi se ajo nuk ishte propozuar si kandidate nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa për ta propozuar nga LDK kërkoheshin të paktën 30 nënshkrime.

Ai shtoi se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të përshpejtohet dhe të mos lihet për momentet e fundit, duke theksuar nevojën për stabilitet politik dhe vazhdim të zhvillimit në vend.

“Është e vërtetë që Kurti po i kërkon 84-85, nuk i kemi ne i kemi 15, këto 15 i kemi pasur të gatshme për Vjosa Osmanin, nuk është paraqit si kandidaturë, nuk kemi mundur ta propozojmë nevojiteshin 30. Tash po presim që mendoj se duhet çdo ditë të intensifikohet procesi i gjetjes së zgjidhjes nuk ka nevojë të lihet për ditët e fundi. Vendi ka nevojë të vazhdojë punët te zhvillohet”, ka deklaruar ai./Lajmi.net/