Sadiku i LDK-së: Prokuroria dhe AKI të merren seriozisht me deklaratat e Rashiqit

Ish-deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar në lidhje me deklaratën e Nenad Rashiqit për 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit, që ka thënë se Kurti i dha “për hatër të tij”. Sadiku ka thënë se për këtë deklaratë duhet seriozisht të merren Prokuroria dhe AKI-ja. “Shpresoj që kjo të mos jetë e…

Lajme

09/03/2026 10:50

Ish-deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar në lidhje me deklaratën e Nenad Rashiqit për 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit, që ka thënë se Kurti i dha “për hatër të tij”.

Sadiku ka thënë se për këtë deklaratë duhet seriozisht të merren Prokuroria dhe AKI-ja.

“Shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë dhe që ai ta ketë thënë vetëm për të fituar popullaritet tek votuesit serbë. Megjithatë, gjithmonë kam pasur dyshime për burimin e kësaj marrëdhënieje kaq të mirë mes Rashiqit dhe Kurtit. Kosova nuk ka tokë për të falur”, ka shkruar Sadiku në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: