Sadiku i LDK-së: “Ku janë 66 votat tuaja?” – Kritika ndaj Kurtit për bllokadën politike

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte akuzuar opozitën për bllokadë institucionale në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Sadiku ka theksuar se LDK-ja tashmë e ka bërë propozimin e saj, ndërsa ka kërkuar përgjigje të qartë nga pushteti lidhur me sigurimin e votave…

Lajme

27/04/2026 20:32

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte akuzuar opozitën për bllokadë institucionale në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Sadiku ka theksuar se LDK-ja tashmë e ka bërë propozimin e saj, ndërsa ka kërkuar përgjigje të qartë nga pushteti lidhur me sigurimin e votave të nevojshme.

“Albini, propozimin e dhamë. Ku janë 66 votat tuaja? Për dy orë demagogji, nuk dëgjuam asnjë përgjigje konkrete”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se sipas tij, qeveria po prodhon krizë të vazhdueshme politike pa ofruar zgjidhje konkrete, duke e akuzuar për mungesë aftësie për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare. /Lajmi.net/