Seanca për Presidentin: Mungon Haxhi Avdyli, Haxhiu i bën thirrje të marrë pjesë
Deputeti nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk është i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke i thirrur emrat e deputetëve që mungojnë, e ka përmendur edhe emrin e Haxhi Avdylit. Haxhiu ka ftuar deputetin nga radhët e Guxo që të vijë në seancë,…
Lajme
Deputeti nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli nuk është i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke i thirrur emrat e deputetëve që mungojnë, e ka përmendur edhe emrin e Haxhi Avdylit.
Haxhiu ka ftuar deputetin nga radhët e Guxo që të vijë në seancë, ku ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit.
Avdyli së fundmi ka dal në mbështetje të kandidaturës së sërishme të Vjosa Osmanit për presidente