Me 73 vota për, Kuvendi miraton formimin e komisionit zgjedhor për Bordin e RTK-së
Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka miratuar formimin e komisionit zgjedhor për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Për formimin e këtij komisioni votuan 73 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, shkruan lajmi.net. Pas miratimit, kryetarja e Kuvendit…
Lajme
Kuvendi i Kosovës, në vazhdimin e seancës plenare të së enjtes, ka miratuar formimin e komisionit zgjedhor për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Për formimin e këtij komisioni votuan 73 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim, shkruan lajmi.net.
Pas miratimit, kryetarja e Kuvendit kërkoi nga komisioni që të fillojë me procedurat e votimit, duke bërë të ditur se deputetët do të ftohen për të votuar sipas listës.
Me formimin e komisionit zgjedhor, Kuvendi i hap rrugë procesit të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së. /Lajmi.net/